Kushtet e shërbimit

Të dhënat e paraqitura në formën e aplikimit

Të gjitha të dhënat e futura në formën e aplikimit janë në përgjegjësi të aplikuesit. AGGA shpk nuk i modifikon këto të dhëna, pra i pranon si të tilla. Në fund të aplikimit të suksesshëm ju do të pranoni një email automatik në bazë të të dhënave të ofruara nga ju. AGGA shpk nuk mbanë asnjë përgjegjësi në korrektësinë e ketyre të dhënave, prandaj mundohuni të jepni të dhëna të sakta në mënyrë që aplikacioni i juaj të jetë valid.

Deklarata mbi privatësinë

AGGA shpk respekton privatësinë e të dhënave tuaja dhe ka instaluar sistem sigurie të njohur deri tani për të mbrojtur nga qasja e paautorizuar në to. AGGA shpk me këtë ju informon ju se si është i rregulluar sistemi i sigurisë në mënyrë që ju mund të zgjidhni se si ti qaseni ueb faqes. Ju mund të shfletoni ëeb faqen e AGGA shpk pa pasur nevojë të identifikoheni apo të zbuloni ndonjë informatë personale.

Të dhënat personale

Informacionet personale të juaja që AGGA shpk mbledhë nga ju janë vetëm ato informata që ju i futni në formën për aplikim. Informatat në këtë formë janë konfidenciale dhe përdoren vetëm për qëllim të korrespodencës në mes jush dhe AGGA shpk, ato ruhen me elemente sigurie të njohura deri tani në mënyrë që mos të bien në duar të paautorizuara. Adresa e emailit përdoret vetëm për komunikim të ndërsjell në mes jush dhe AGGA shpk, si dhe për të ju njoftuar për rrisit që mund të ketë në AGGA shpk. Informatat personale asnjëherë nuk shpërndahen dhe në asnjë mënyrë nuk shiten. Aplikuesit mund të marrin thirje telefonike nga AGGA shpk për korrespodencë të ndërsjelltë vetëm për shërbimin e zgjehur nga ju, si dhe ndonjë informatë shtesë që kërkohet për aplikim apo ndonjë risi në AGGA shpk.

Vegëzat me faqe tjera të internetit

Kjo ueb faqe mund të përmbaj vegëza me faqe tjera në internet. Ju lutem, keni parasysh që AGGA shpk nuk mbanë përgjegjësi për përmbajtjen e ueb atyre faqeve si dhe politikat e privatësisë në ato ueb faqe.

Ndryshimet në këto kushte të shërbimit

AGGA shpk mban të drejtën e përditësimit të këtyre kushteve të shërbimit sipas nevojës dhe kërkesës për të siguruar mbrojtje më të mirë për vizitorët. Këto ndryshime bëhen në vazhdimësi pa paralajmërim paraprak.

Kontakti

Për çdo pyetje shtesë që mund të keni ju lutem na kontaktoni në email: [email protected]

Të dhënat agregate dhe stitistikore / (cookies)

www.agga-ks.com mbështetet gjithashtu në një zgjidhje të brendshme të statistikave / gjurmimit të vizitorëve. Të dhënat mbrohen në serverë në BE. Cookies përdoren për të njohur përdoruesit nga statistikat e vizitorëve. Nuk ka të dhëna personale të ruajtura në cookie, as nuk ka ndonjë personalizim për shkak të sjelljes së çdo përdoruesi.

AGGA shpk është kompani private me seli ne Prishtinë, Kosovë.

Si të na kontaktoni?

info[at]agga-ks.com +383 (0)38 755 666

E hënë - e premte: 13h00-20h00

Rr. Imzot Nikë Prela 152

10000 Prishtina, Republika e Kosovës

© 2012 - 2024 agga-ks.com - Të gjitha të drejtat e rezervuara